Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit, më pak votues se më 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur shifrat e qytetarëve me të drejtë vote.

“Lista përfundimtare e votuesve është 1 milion e 794 mijë e 862 votues, që janë 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019”, tha ajo.

Sipas KQZ shumë votues janë larguar nga lista për shkak se ende posedojnë vetem dokumente të UNMIK-ut.