Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ certifikon listën finale të zgjedhjeve në veri, 1,345 votues më shumë sesa në zgjedhjet lokale të vitit 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok si dhe për dy kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat pritet të mbahen më 23 prill.

Në mbledhjen e sotme u bë e ditur se kjo listë përmban 45 mijë e 95 emra të votuesve, apo 1 mijë e 345 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale 2021.

Po ashtu, KQZ mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për dy proceset zgjedhore që do të mbahen më 23 prill, pra për zgjedhjet për kryetar në katër komuna dhe në dy prej tyre edhe për kuvendet komunale.

Fletëvotimi për zgjedhjet në Mitrovicv të veriut.
Fletëvotimi për zgjedhjet në Zubin Potok.
Fletëvotimi për zgjedhjet në Zvecan.
Fletëvotimi për zgjedhjet në Leposaviq.