COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Kosovë, një i vdekur dhe 51 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, një person ka vdekur si pasojë e virusit COVID-19, kurse gjatë kësaj kohe janë konfirmuar 51 raste të reja pozitive me këtë virus, pas 1,028 testimeve të kryera gjatë kësaj periudhe kohore.

Në anën tjetër, është bërë e ditur se sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223,207.

Poashtu, të dhënat rreth procesit të vaksinimit tregojnë se në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,818,408 doza të vaksinës. Deri më sot 818,715 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, gjerësa deri më sot janë dhënë 98,799 doza përforcuese dhe doza të treta të kësaj vaksine”, është thënë në këtë njoftim.

Në total, numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 634.