Komisioni Hetimor për energjinë, 16 maj 2022 - Foto: KALLXO.com

Konstituohet Komisioni Hetimor për energji, Selmanaj kërkon nga deputetët të jenë vigjilentë

Me pesë vota për është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë i themeluar nga Kuvendi i Kosovës.

Kryesuesi i këtij komisioni, Driton Selmanaj tha se mandati do të jetë gjashtë mujor ndërsa theksoi se nuk dihet saktë kur do të përfundojë funksioni i Komisionit, për shkak të pushimeve.

Selmanaj tha se për punën e Komisionit duhet të shikojnë mundësitë e një buxheti.

“Na duhet një buxhet i caktuar sepse duhet të marrim ekspertë të jashtëm pasi kemi të bëjmë me një fushë të caktuar siç ështe energjia. Po besoj dhe shpresoj që të komisioni të ketë vigjilencën tonë e di që kemi punë të tjerë por kemi punë shumë të rëndësishme”, tha ai.

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari Lila tha se Komisioni duhet që në mbledhjen e radhës të hartojë planin e punës para se të vendosin për institucionet që do të ftohen në intervistim.

“Ka hapësirë për te kërkuar info, në mbledhje e radhës duhet të miratojmë planin e punës. Para se sot t i përcaktojmë te intervistuarit duhet të kemi një plan të afatizuar dhe hyjmë në procesin e intervistimit. Në kuadër te planin te punës duhet të kemi afatet kohore”, tha Kusari-Lila.

Themelohet komisioni hetimor parlamentar për energjinë, Driton Selmanaj kryesues