Themelohet komisioni hetimor parlamentar për energjinë, Driton Selmanaj kryesues

Me 93 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi formoi Komisionin Hetimor Parlamentar, lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, që do të udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) si iniciues i këtij komisioni ka propozuar si zëvendëskryesues Ferat Shalën dhe anëtare, deputeten Eliza Hoxha.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka propozuar për kryesues deputetin Driton Selmanaj dhe anëtar Besian Mustafën.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar për anëtar deputetin Pal Lekaj.

Pas dakordimit mes pozitës dhe opozitës, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar si anëtar deputetët, Artan Abrashu, Enver Haliti, Jeta Statovci dhe Mimoza Kusari Lila.

Ndërkaq Lista Serbe ka propozuar Adem Hoxhën si anëtar dhe grupi Multietnik, Fridon Lalën.