Konjufca ka nisur një vizitë zyrtare disaditore në Austri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka nisur viztën zyrtare në Austri. Ai pritet të takohet me kryeparlamentarin austriak, Volfgang Sobotka.

Takimi pritet të mbahet nesër në Pallatin Epstein, në Vjenë.

Kryeparlamentari do të mbajë një ligjëratë në Institutin për Paqe, në Vjenë, si dhe do të zhvillojë një takim me historianin Oliver Shmit.

Po ashtu, është paraparë një takim me Shoqatën e Miqësisë Austri-Kosovë, me kryetarin e saj dhe me eurodeputetin Lukas Mandl, si dhe me bashkatdhetarët tanë që jetojnë atje.

Gjatë qëndrimit në Austri kryeparlamentari Konjufca do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë e institucional/RTK/.