Konjufca flet për audio-incizimet në të cilat është e përfshirë Mimoza Kusari Lila

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur në lidhje me audio-incizimet ku dëgjohen duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Konjufca thotë se nuk ka pasur informacion se Kusari-Lila ka folur me Millan Radojçiq, por sipas tij, deputetja e LVV-së ka gabuar që ka lejuar Simiq të bisedojë me Radoiçiqin në prezencë të saj.

“Unë nuk kam pasur kurrfarë informacioni, por Radojçiqi thirret në telefon prej varësve të tij për çdo sekond mendoj. Prej Vetëvendosjes nuk thirret kurrë në telefon. Po nëse e ka thirrë vartësi i tij në telefon dhe e ka keqpërdor praninë e shefes sonë të grupit pralamentar, ajo i ka pasë dy opsione. Ose me pritë deri te përfundon bisedën ky zotnia, ose me i thonë “shkllap”, nalu edhe çu dil jashtë. Kjo e ka zgjedhë këtë të parën. Ndoshta nuk është versioni më i mirë që e ka zgjedhë, por ashtu ka ndodhë”- tha Konjufca.

“Nuk kam kurrëfarë tolerance për të, ai është kriminel”- shtoi ai.

Kryeparlamentari ka që s’mund të fasjohet Albin Kurti për rastin e audio-incizimeve. Ai madje bëri edhe një krahasim në lidhje me këtë.

“A din se si është kjo. A ndodhi një krim me një kafiq në Prishtinë? Si me dalë tash unë me thanë, kryetari i PDK-së i ka shti, unë nuk e them kurrë atë. Gabim është. S’ bën sepse krimi ndodhë, çka ka lidhje që ai është restoranti i dikujt”- shpjegon Konjufca.

“Nuk mundem me lidhë unë me kryetarin e PDK-së. A kanë dalë kanë thanë Albini e ka shti me folë [Mimozën]. Për Kurtin krejtë thonë që ai po i shtyen, po kjo nuk është fer. Për me i pëlqy popullit kritika duhet me qenë e ndershme”- është shprehur Konjufca.