Arma e konfiskuar në Skenderaj, Foto: Kosovo Police/Facebook

Konfiskohet një armë në Skenderaj, u përdor në një aheng familjar

Policia në Skenderaj ka konfiskuar një armë me dy fishekë e tre gëzhoja, e cila ishte përdorur në një aheng familjar.

Sipas Policisë, arma është konfiskuar të premten në mesditë, ndërsa rasti është kuptuar nga policia pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë.

‘’Konfiskimi i armës është realizuar pasi njësitet policore gjatë patrullimit kanë dëgjuar të shtëna me ç ‘rast janë ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku njësitet  policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat. Në vendin e ngjarjes  në një aheng familjar, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pistoletë , dy fishekë dhe tre gëzhoja’’ – thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej, Policia shton se ka intervistuar një të dyshuar, 36-vjeçar, i cili është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Ndërkohë që ndaj tij janë inicuar rastet për veprat penale ’’mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe “përdorim i armës’’.