Konfiskohen tri armë pasi tre persona kanë shtënë në ajër

Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren njofton se stacioni policor në Suharekë ka pranuar një video-incizim ku shihen tre persona duke shtënë në ajër me armë zjarri.

“Sektori i hetimeve Suharekë ka zhvilluar hetime dhe ka arritur t’i identifikoj te dyshuarit: Gj.M. i datëlindjes 1998, G.M. i datëlindjes 1996 dhe A.M. i datëlindjes 1995”, njofton Policia.

Të dyshuarit janë identifikuar pasi dy prej tyre kanë komunikuar përmes telefonit dhe njëri ka njoftuar se tre armët e zjarrit gjenden në objektin e zdrukthëtarisë që është pronë e të dyshuarit.

“Hetuesit policor  ka dal ne vendin e ngjarjes në fsh Gjinoc,të Suharekës dhe në një aneks  te objektit ka gjetur dhe konfiskuar tre armë (Pistoletë me gaz) në cilësinë e provave materiale: pistoletë tip Zoraki 917 pa nr serik kal.9mm dhe një karikator, pistoletë tip  Ekol special 99 Rev II me nr serik EUR 12-20120015 kal .9mm dhe një karikator dhe pistoletë tip Zoraki 917 pa nr serik kal.9mm dhe një karikator”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast është kontaktuar prokurori për krime të rënda, i cili ka sugjeruar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.