Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Konfirmohet një rast me variantin afrikan të COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se në Kosovë është regjistruar një rast me variantin afrikan të COVID-19 – South Africa (S.A) Lineage B.11351 (N501Y).

Pacienti është i hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

“Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas njoftimit, rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës.

IKSHPK e ka përsëritur thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Masat parandaluese janë të njëjta. Personat të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit”, thuhet në njoftim.