Komisioni për Zhvillim Ekonomik Shqyrton Emrat për Bordin e AKP-së

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë sot mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë nr.01/25 datë 22.01.2018 për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit; Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-037 për Metrologji dhe shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-041 për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit.