Kolegji “Rezonanca” tregon pse i nisi studimet në programet që nuk ishin akredituar

Emisioni “Jeta në Kosovë”, mbrëmë ka transmetuar hulumtimin për akreditimet kontraverse të programeve të disa kolegjeve private.

Në këtë emision është rrëfyer një studente e Kolegjit “Rezonanca” e cila ka pretenduar se u mashtrua nga ky kolegj.

Studentja tregoi se i kishte bërë pagesat për studime, pasi nga kolegji i’u ishte thënë se kishin akreditim në programin ku ajo aplikoi, kur në fakt nuk e kishin.

Pas këtij rrëfimi, Kolegji “Rezonanca”  edhe pse ishte ftuar në emision dhe nuk kanë pranuar që të jenë pjesë e tij, ka reaguar duke thënë se kanë ftuar studentët që të regjistrohen në drejtimet që s’kanë pasur akreditim, me arsyetimin  që ata të mos humbin vitin.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë në mbledhjen e 17 janarit ka akredituar disa programe të kolegjit Rezonanca dhe Heimerer, për të cilat kishin aplikuar në shtator të vitit 2019, por kanë thënë se akreditimit i tyre është për vitin akademik 2020/21.

E në lidhje me këtë, Kolegji “Rezonanca” ka thënë se nëse vendimi për akreditim nuk lëshohet për vitin 2019/20, do të realizojnë procedurë gjyqësorë ndaj KShC-së.

“Ne kemi ftuar studentët e rekrutuar që të fillojnë mësimin për të mos humbur ata, sepse KShC programet duhet t’i akreditojë patjetër, por nëse e bartë për vitin 2020, të drejtën tonë do ta realizojmë me procedurë gjyqësore, aq më tepër kur ata na kanë privuar prej të drejtës themelore te ankimimit. Heshtja administrative nënkupton miratimin në heshtje. Vendimin final do e presim nga gjyqi”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata vazhduan duke thënë se do të bëjnë të pamundurën për të vazhduar studimet normalisht.

“Këta studentë janë kandidatë të rekrutuar, me ta nuk kemi nënshkruar kontrata, sepse këtë vit, ne kontrata qëllimisht kemi shtuar, në neni 1, si shënim të domosdoshëm numrin e vendimit për akreditim, për të pamundësuar regjistrimin pa akreditim. Me këta studentë ne do të vazhdojmë mësimin deri në fund. Regjistrimin përfundimtar në SMIAL do ta bëjmë në bazë të vendimit të gjykatës. Filimi i mësimit me studentët për programet e akredituara nga ekspertet nuk paraqet kurrfarë shkelje ligjore, krahasuar me shkeljet ligjore qe i ka bërë KSHC-së që nga fillimi i procesit, e deri me tani, ndaj të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ky është reagimi i plotë pa ndërhyrje i Kolegjit “Rezonanca”

Ne jemi duke pritur vendimin nga KSHC-ja lidhur me tri programet që i kemi pasur ne proces të riaplikimit. Në tetorë të vitit 2019 ekspertët ndērkombëtarë e kane pērfunduar vizitën dhe kanë dorēzuar raportin se programet e ofruara nga Rezonanca ne procesin e riaplikimit i plotësojnë në mēnytë substanciale standardet dhe treguesit e performancës sipas Manualit të AKA për akreditim dhe kane rekomanduar akreditimin për tre vjet për 120 studentë në programet Fizioterapi dhe Farmaci, kurse 100 studentë për Stomatologji. KSHC nuk ka thirrë mbledhjen per t’i kaluar raportet deri më 16 janar 2020. Dhe ende jemi duke pritur vendimin, sepse nuk na kanë lëshuar ende. Edhe reagimi i Kryeministtit ne detyre ka qene verejtja per sterzgjatje te ketyre procedurave qe padyshim vleresohen dhe duhet te kategorizohen si byrokratike dhe duhet te gjykohen si tejet te demshme per shoqerine ne pergjithesi.

KSHC nuk na ka kthyer pergjigje në ankesen tone per keto programe të dorëzuar që në muajin prill e deri më tani. Bazuar në vleresimet e ekspertëve qe programet akreditohen, kemi konsideruar si ceshtje kohe marrjen e vendimit. Ne kemi riaplikuar per keto programe sipas udhezimit te ri administrativ nr.8/2019 dhe 13/2019 me te cilat Kolegjeve iu eshte mundesuar riaplikimi edhe njëhere për programet e refuzuara nga procesi. Këto riaplikime janë për vitin 2019/2020, sepse aplikimet per vitin 2020 behen sipas UA nr. 15/2018, deri më 31 tetor 2019. Per shkak te vonesave te qellimta, te pa justifikueshme nuk diskutohen raportet pozitive deri ne janar dhe pastaj thone se programet akreditohen, por per vitin 2020. Mbi cilen baze ligjire riaplikacionet e vitit 2019 barten per vitin 2020. Ne kemi ftuar studentet e rekrutuar qe te fillojnë mësimin per te mos humbur ata, sepse KShC programet duhet t’i akreditoje patjeter, por nese e barte per vitin 2020, te drejten tone da ta realizojme me procedure gjyqesore, aq me teper kur ata na kane privuar prej te drejtes themelore te ankimimit. Heshtja administrative nenkupton miratimin ne heshtje. Vendimin final do e presim nga gjyqi.

Keta studente jane kandidate te rekrutuar, me ta nuk kemi nenshkruar kontrata, sepse kete vit, ne kontrata qëllimisht kemi shtuar, ne neni 1, si shenim te domosdoshem numrin e vendimit per akreditim, per te pamundesuar regjistrimin pa akreditim. Me keta studente ne do te vazhdojme mesimin deri ne fund. Regjistrimin perfundimtar ne SMIAL do ta bejme ne baze te vendimit te gjykates. Filimi i mesimit me studentet per programet e akredituara nga ekspertet nuk paraqet kurrfare shkelje ligjore, krahasuar me shkeljet ligjore qe i ka bere KSHC qe nga fillimi i procesit, e deri me tani, ndaj te gjitha institucineve te arsimit te larte ne Kosove.

Vitet e kaluara Kolegjet tjera kane regjistruar nga 1000, 1500 dhe 2000 studente mbi numrin e lejuar dhe nuk eshte shkruar dhe diskutuar fare si problem, kurse fillimi i mesimit per 150 kandidatet e rekrutuar po behet si bjeshke në opinon.

Sa per informimin tuaj, dje kemi nenshkruar marreveshjen per bartjen e programeve Stomatologji, Farmaci dhe Biokimi me franchize nga Universiteti Arad ne Rumani.

Keto tri programe jane akredituar dhe riakredituar  qe nje dekade te tere. Ky eshte riakreditimi i peste me rradhe i tyre. Per cudi, vetem te kjo perberje e KSHC, Rezonanca paska “probleme”.

Ne jemi duke pritur vendimin nga KSHC-ja lidhur me tri programet që i kemi pasur ne proces të riaplikimit. Në tetorë të vitit 2019 ekspertët ndērkombëtarë e kane pērfunduar vizitën dhe kanë dorēzuar raportin se programet e ofruara nga Rezonanca ne procesin e riaplikimit i plotësojnë në mēnytë substanciale standardet dhe treguesit e performancës sipas Manualit të AKA për akreditim dhe kane rekomanduar akreditimin për tre vjet për 120 studentë në programet Fizioterapi dhe Farmaci, kurse 100 studentë për Stomatologji. KSHC nuk ka thirrë mbledhjen per t’i kaluar raportet deri më 16 janar 2020. Dhe ende jemi duke pritur vendimin, sepse nuk na kanë lëshuar ende. Edhe reagimi i Kryeministtit ne detyre ka qene verejtja per sterzgjatje te ketyre procedurave qe padyshim vleresohen dhe duhet te kategorizohen si byrokratike dhe duhet te gjykohen si tejet te demshme per shoqerine ne pergjithesi.

KSHC nuk na ka kthyer pergjigje në ankesen tone per keto programe të dorëzuar që në muajin prill e deri më tani. Bazuar në vleresimet e ekspertëve qe programet akreditohen, kemi konsideruar si ceshtje kohe marrjen e vendimit. Ne kemi riaplikuar per keto programe sipas udhezimit te ri administrativ nr.8/2019 dhe 13/2019 me te cilat Kolegjeve iu eshte mundesuar riaplikimi edhe njëhere për programet e refuzuara nga procesi. Këto riaplikime janë për vitin 2019/2020, sepse aplikimet per vitin 2020 behen sipas UA nr. 15/2018, deri më 31 tetor 2019. Per shkak te vonesave te qellimta, te pa justifikueshme nuk diskutohen raportet pozitive deri ne janar dhe pastaj thone se programet akreditohen, por per vitin 2020. Mbi cilen baze ligjire riaplikacionet e vitit 2019 barten per vitin 2020. Ne kemi ftuar studentet e rekrutuar qe te fillojne mesimin per te mos humbur ata, sepse KShC programet duhet t’i akreditoje patjeter, por nese e barte per vitin 2020, te drejten tone da ta realizojme me procedure gjyqesore, aq me teper kur ata na kane privuar prej te drejtes themelore te ankimimit. Heshtja administrative nenkupton miratimin ne heshtje. Vendimin final do e presim nga gjyqi.