KMDLNj fton Qeverinë të merr masa për stabilizim të furnizimit me ngrohje dhe rrymë

Të pa përgjegjshme dhe dënueshme e ka quajtur Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) ndaljen e ngrohjes nga “Termokos” në kryeqytet.

Përmes një reagimi të gjatë, kjo organizatë jo-qeveritare ka kërkur nga ekzekutivi kosovar që të marrë masa.

“KMDLNj fton Qeverinë e Kosovës të merr masa të menjëhershme për stafbilizim të furnizmit me ngrohje dhe rrymë në të kundërtën po krijohen kushte dhe masa kritike të shprehjes së pakënaqësisë sociale të qytetarëve përmes protestave masive, mospagesës së faturave pa iu komopenzuar dëmet që iu shkaktohen në biznes dhe ekonomi familjare si dhe formave tjera të kundërshtimit”, thuhet në reagim.

Tutje, ne reagimin e KMDLNj-së thuhet se banorët e veriut të vendit duhet të nisin ta paguajnë rrymën. Ndërsa, ka kundërshtuar rritjen e çmimt të rrymës, të paralajmëruar ditë më parë.

“Paralajmërimin e ngritjes së çmimit të rrymës prej 7% KMDLNj e kundërshton duke e konsideruar si goditje të qytetarëve të varfëruar dhe të cilët edhe deri më tani , me vështirësi dhe sakrifica i kanë paguar faturat e rrymës. KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të vendosë sistemin e faturimit për rrymën e shpenzuar në komunat veriore të Kosovës duke e ndërprerë diskriminimin në baza etnike të konsumatorëve”, vijon reagimi.

Në fund, KMDLNj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe nga sindikatat e punëtorëve që të gjenë një gjuhë të përbashkët për bashkëpunim dhe të shmangin pakënaqësitë.

“KMDLNj-ë kërkon nga Qeveria e Kosovës që Sindikatat t’i konsiderojë dhe trajtojë si partnerë, të bashkëpunojë me ta, të mos ndërhyjë në punën e sindikatave, kurse nga kryeministri Kurti kërkon që të takojë në baza të rregullta dhe çdo herë kur është e nevojshme udhëheqësit e Sindikatave në mënyrë që të gjendet një zgjidhje më e lehtë për ta menaxhuar krizën duke evituar përshkallëzimin e situatës e cila nuk do ta 01”, thuhet në reagim.

Sot, ngrohtorja e qytetit në Prishtinë ndali shërbimet duke dhënë arsyet se nuk është furnizuar nga KEK-u me avull.

“Termokos” ndërprenë furnizimin me ngrohje në Prishtinë

www.kallxo.com