Klinika Infektive: 5 pacientë në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektiven në QKUK , janë duke u trajtuar 79 paicentë, 65 nga ta të infektuar me COVID-19.

Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive, 5 nga këta pacientë janë në gjendje të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin Intensiv, ndërkaq 30 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

“Nga 65 rastet e konfirmuara me Covid-19 pozitiv, 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit, klinka është në pritje të rezultateve për 60 mostra.