Ilustrim

Klinë: Rrihen për pronë katër persona, arrestohen nga Policia

Katër persona janë arrestuar në Klinë dje, pasi janë rrahur mes vete për shkak të një kontesti pronësor.

Ndërsa, njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Ghurxhevik i Madh, në Klinë.