Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Kjo është koha e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

Pritjet në pikat kufitare me Serbinë po vazhdojnë edhe në fundjavë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Mendarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë nga 40 deri në 50 minuta ndërsa kolona është e gjatë 600-700 metra.

Ndërsa për të hyrë në Kosovë pritja në këtë pikë kufitare vazhdon të jetë një orë.

Deri në 1.5 orë janë duke pritur në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë ndërsa për të hyrë pritjet janë deri në 15 minuta.

Në Jarinjë pritjet janë më së shumti deri në 40 minuta ndërsa në pikën kufitare në Han të Elezit pritjet në hyrje dhe dalje janë 10 minuta.

Të dhënat nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me pritjet në pikat kufitare mund t’i gjeni KËTU.