Sa janë pritjet nëpër pikat kufitare për dalje nga Kosova?

Qytetarët që po dalin nga Kosova përmes pikëkalimeve kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë po presin nga 30 deri 40 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në Merdarë janë krijuar kolona deri në 200 metra në dalje, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në 150 metra.

Në Jarinje, qytetarët po presin deri në 30 minuta në dalje, ndërsa kolona  e automjeteve është deri në 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare pritjet për të dalë janë 3 deri në 5 minuta dhe nuk janë raportuar kolona nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Sipas të dhënave të kësaj qendre në hyrje, pritje janë po ashtu 3 deri në 5 minuta dhe nuk raportohet për kolona të automjeteve në pikat kufitare.

Sipas qendrës, dalje-hyrjet e kamionëve në pikat kufitare janë 3 deri në 5 minuta dhe nuk raportohet për kolona.

Të dhënat rreth hyrje-daljeve në kufi në kohë reale mund t’i gjeni KËTU.