Ilustrim: Policia e Kosovës, Radar. Foto: KALLXO.com

Kishte ndalesë për vozitje deri më 2037, Policia e gjobit dhe ia vazhdon masën shoferit në Prizren

Policia e Kosovës i ka vazhduar masën e ndalesës së drejtimit të mjetit me veprim motorik dhe ka gjobitur një shofer në Prizren, i cili kishte ndalesë për vozitje deri në vitin 2037.

Sipas njoftimit, Njësia Trafikut Rajonal në Prizren, në një pikë kontrolli të automjeteve, ka identifikuar shoferin duke drejtuar  automjetin e tij, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2037 si dhe kishte edhe 14  raste tjera te kësaj natyre.

Policia thotë se i njëjti është larguar nga komunikacioni rrugor dhe është gjobitur me 300 euro si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse.