Russia's President Vladimir Putin talks to North Korea's leader Kim Jong Un as they visit the Vostochny Сosmodrome in the far eastern Amur region, Russia, September 13, 2023. Sputnik/Artem Geodakyan/Pool via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin premtojnë marrëdhënie më të thella ndërmjet dy vendeve

Lideri koreano-verior Kim Jong Un është takuar me presidentin rus Vladimir Putinin në Rusi gjatë një vizite e cila pritet të rezultojë në një marrëveshje armësh.

Pas përfundimit të bisedimeve në qendrën hapësinore Vostochny, Kim filloi udhëtimin e tij të gjatë në shtëpi me trenin e tij të blinduar privat, raportuan mediat shtetërore ruse.

Duke folur më vonë të mërkurën, Putin tha se dyshja i diskutuan “mundësitë” për bashkëpunim ushtarak.

Moska ka treguar se do ta ndihmojë Phenianin të zhvillojë satelitë në këmbim.

Të dyja palët e kanë mohuar pretendimin e SHBA-së se bisedimet kanë për qëllim blerjen e armëve për ta mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Përveç teknologjisë së avancuar hapësinore, Kim mendohet se ka kërkuar gjithashtu ndihmë ushqimore në këmbim.

Takimi mes dy regjimeve të sanksionuara, ku përfshiheshin zyrtarë të lartë nga të dyja palët, u zhvillua në një kohë kur marrëdhëniet e tyre me Perëndimin janë në nivelin më të ulët historik.

Vizita e profilit të lartë e shfaq liderin koreano-verior Kim, i cili udhëtoi për dy ditë në lindjen e largët të Rusisë, si të pritur ngrohtësisht nga Putini.

Pamjet e medias shtetërore ruse treguan dy liderët duke buzëqeshur ndërkohë që shtrëngonin duart, përpara se Putin ta shoqëronte personalisht Kim-in rreth qendrës hapësinore Vostochny.

Duke i përmendur lidhjet historike midis Bashkimit Sovjetik dhe Koresë së Veriut, Putin e mirëpriti homologun e tij me fjalën e urtë ruse “një mik i vjetër është më i mirë se dy të rinj”.

I pyetur nëse Rusia do ta ndihmonte Korenë e Veriut në ndërtimin e satelitëve, Putin tha se “kjo është arsyeja pse ne kemi ardhur në Kozmodromin Vostochny”, raportuan mediat ruse.

Në fillim të këtij viti, Koreja e Veriut u përpoq dy herë dhe dështoi ta lansonte një satelit spiun. Pheniani është zotuar të zhvillojë një të tillë për t’i rritur aftësitë e tij të mbikëqyrjes ushtarake.

Ndërkohë, Kim dukej se shprehu mbështetje për luftën e Putinit në Ukrainë.

“Rusia është ngritur në një luftë të shenjtë për ta mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e saj kundër forcave hegjemoniste të Perëndimit” – i tha Kim, Putinit.

“Ne gjithmonë do t’i mbështesim vendimet e Presidentit Putin dhe udhëheqjes ruse… dhe do të jemi së bashku në luftën kundër imperializmit.”/BBC

Përgatiti: Nuhi Shala