KGjK publikon rezultatet e testit me shkrim për gjyqtarë të rinj (LISTA)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të 163 kandidatëve për gjyqtarë të rinj të mbajtur më 5 dhe 6 shkurt,

Sipas rezultateve nga 163 kandidatë, 75 prej tyre e kanë kaluar me sukses testin me shkrim.

88 personat e tjerë të cilët nuk e kanë kaluar këtë test kanë të drejtën e ankesës në afat prej tre ditësh nga dita e njoftimit.

Testi me shkrim është mbajtur në lëndët penale dhe civile.

Listën me kandidatët që e kanë kaluar testin mund ta gjeni KËTU.

Ndërsa listën me kandidatët që nuk e kanë kaluar tekstin mund ta gjeni KËTU.