Foto: Denis Sllovinja / KALLXO.com

KFOR-i jep detaje për takimin që pati sot me presidentin serb

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua gjatë ditës së sotme me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Beograd, për të diskutuar mes tjerash edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon.

Sipas komunikatës së KFOR-it, komandanti shprehu shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në komunat veriore të Kosovës pas ngjarjeve të 29 majit, kur disa paqeruajtës të KFOR-it u plagosën “gjatë sulmeve të paprovokuara të elementëve kriminalë të cilët depërtuan në protesta paqësore”.

“Pas takimit me presidentin, komandanti i KFOR-it pati rastin të takojë gjeneralin Mojsiloviq, shef i SHP të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ata rinovuan bashkëpunimin e tyre dhe ranë dakord se të gjitha palët duhet të de-përshkallëzojnë tensionet” – thuhet në komunikatën e KFOR-it.

KFOR-i, sipas kumtesës, thotë se është i gatshëm të përballet me çdo lloj skenari dhe vazhdon të monitorojë situatën në terren.

“KFOR-i vazhdon të operojë në mënyrë të paanshme, brenda Rregullave strikte të Angazhimit (ROE) dhe po merr të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar” – thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se sot gjatë ditës ka pasur një bisedë me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Angelo Michele Ristuccia.

Ai këtë njoftim e ka bërë para rreth katër orëve.

Vuçiq nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë bisedën që ka pasur me Michele Ristuccia, përveçse e ka cilësuar atë si një ‘bisedë të saktë