Këshilltari i Vjosa Osmanit: Presidentja ka ulur shpenzimet në mënyrë drastike

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka publikuar grafikë të cilët, sipas tij, tregojnë për ulje të shpenzimeve në dreka, karburante, për akomodim dhe bileta jashtë vendit.

Sipas Kupinës, presidentja gjatë vitit 2021 ka ulur shpenzimet në mënyrë drastike.

Edhe pse nuk i ka publikuar saktë periudhat e krahasimit, në grafikët e publikuar Kupina pretendon se presidentja Vjosa Osmani ka ulur shpenzimet për 97% në dreka, 96% për karburante, 85% për akomodim jashtë vendit dhe 89% për bileta të udhëtimit jashtë vendit.

“Grafikat flasin vetë dhe shpërfaqin ule drastike shpenzimesh në të gjitha kategoritë. Racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur presidentja Osmani që nga dita e parë, fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Presidencë”, ka shkruar Kupina në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai ka thënë se ka pasur një interesim të madh të mediave dhe shoqërisë civile për shpenzimet e presidentes, ndërsa sipas tij, janë bërë publike, për ta mbushur kriterin e transparencës dhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie.

“Sa më racionale shpenzimet, më të më mëdha mundësitë që paratë e taksapaguesve të orientohen në vende adekuate”.

Kallxo.com ka publikuar ditë më parë shpenzimet e Presidencës për “Darkën e Lamës” dhe për drekën me senatoren amerikane Joni Ernst.

Këta janë grafikët e publikuar nga Bekim Kupina: