Derek Chollet - Foto: ZKM

Shtyhet vizita e Cholletit në Ballkan

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka shtyrë vizitën e paralajmëruar në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë e në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com këshilltar për media në Presidencë, Bekim Kupina.

Ai deklaroi se shtyrja u bë për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit” – tha Kupina.

Vizita e këshilltarit të lartë të DASH-it ishte paralajmëruar të mbahet me 30 dhe 31 korrik.