Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Katër të arrestuar për të shtëna me armë në ahengje familjare

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Vushtrri tre të dyshuar pasi që të njëjtit gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, njëra CZ dhe tjetra Ekol Special , 40 fishek te armës AK/47 dhe disa gëzhoja. Po ashtu njeri nga të dyshuarit ka kanos një zyrtar policer”, thuhet në raport të policisë.

Sipas raportit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu edhe në Mitrovicën e Jugut është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti gjatë në ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Policia ka noftuar se nga i njëjti është konfiskuar një AK/47. Me vendim prokurorit pasi intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.