Ilustrim

Katër raste të dhunës në familje raportohen në Polici

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Lidhur me këto raste, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të dyshuar.

Në Prishtinë, një burrë është arrestuar për ofendim dhe kërcënim të një gruaje.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:05.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”- ka njoftuar Policia.

Në Gjilan një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:10 në Lipjan.

I njëjti është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Ndërsa në Rahovec, një grua ka raportuar një burrë në vazhdimësi ushtron dhunë psiqike ndaj saj.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi kishte probleme psiqike”- ka njoftuar Policia.

Në Gjakovë, një burrë është arrestuar për dhunë në familje e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- ka njoftuar PK.