Ilustrim

Katër persona të lënduar në një aksident në Gjilan

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksdenti që ka ndodhur të dielën pas mesnate në Gjilan.

Policia ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Gjilanit, ku dy prej tyre si pasojë e lëndimeve të rënda janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari përderisa ishte duke drejtuar veturën Vë Jetta me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalur jashtë rruge si pasojë e së cilën ka goditur një urë betoni.