Kapet një person duke bartur mallra ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Një burrë është arrestuar në Joshanicë të Leposaviqit, pasiqë dyshohet se nëpër rrugë ilegale kishte bartur gjësende me vlerë rreth 1 mijë euro.

Policia e Kosovës ka njoftuar që njësitë policore e kishin ndalur të dyshuarin rreth orës 19:00, më datë  20.04.2024, vetura e të cilit kishte targat e Serbisë.

Sipas dyshimeve, i njëjti ka hyrë nga Serbia në Kosovë nëpër rrugë ilegale, përderisa në veturë kishte të ngarkuara gjësende të ndryshme.

 I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, vetura është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.

Vepra penale është cilësuar “kalim i pautorizuar i kufirit”.