Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati për kryetar të Podujevës thotë se do ta sjellë përvojën nga Gjermania

Gazmend Islami, kandidat i Partisë Balli Kombëtar Demokrat për kryetar të Komunës së Podujevës tha se për pastërtinë në objektet shëndetësore do ta sjellë përvojën nga Gjermania.

Sipas tij, drejtorët e qendrave mjekësore duhet të qëndrojnë në ato qendra dhe jo diku tjetër.

“Kryetari komunës duhet të jetë menaxher i mirë. Jo me qëndru në zyre por të punojë në terren. Do ta sjell përvojën time nga Gjermania. Do të ketë kontroll të rreptë mbi objektet që i menaxhon komuna. Nuk po e fajësoj kryetarin, por drejtori i kësaj drejtorie duhet të jetë aty e jo diku tjetër”, ka thënë Islami.

Islami ka shtuar se fotografitë e tualeteve dhe çarçafët e gjakosur i kujtojnë kohën kur Podujeva qeverisej nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Podujevës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Podujevës, Besnik Tahiri nga AAK, Floretë Zejnullahu nga PDK, Gazmend Islami nga OBKD, Shpejtim Bulliqi nga LVV, Xhemajl Hasani nga Nisma.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Podujevës: Adelina Stublla nga LVV, Albana Talla nga AAK, Antoneta Ejupi nga PDK, Arjeta Fetahu nga OBKD, Flakë Ajeti nga PDK, Lirika Maliqi nga LVV, Lirika Humolli nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.