Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i pavarur për Kaçanikun: Kryetari duhet të bëjë fushatë tri orë në ditë për vaksinim

Kandidati i pavarur për kryetar të Kaçanikut, Kastriot Bushi ka thënë në Debat Pernime se kryetari i komunës duhet të dalë dhe të bëjë fushatë për vaksinim për të gjitha qytetarët.

Madje ai ka caktuar edhe orët që një kryetar duhet të bëjë fushatë për procesin e vaksinimit.

Po ashtu, Bushi ka thënë se duhet të shtohen pikat mobile për personat me sëmundje kronike.

“Shtabi emergjent komunal është angazhuar, por ne kemi kërkuar që të rritet një frymë më e madhe e komunitetit, një sens kur kryetari del tri orë në ditë dhe të bën fushatë për vaksinim. Pikat mobile në fshatrat ku lidhen dy krahët, duhet dy pika mobile me sëmundje kronike por paraprakisht duhet ta kenë listën se sa persona janë me sëmundje kronike. E treta vaksinimi ka shku në rregull, por afër aty është Shtëpia e Kulturës ku mund të shkurtohet distanca dhe të mos pritet në rend shumë”, ka thënë Bushi.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Kaçanikut diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Kaçanikut: Besim Ilazi nga PDK; Jeton Raka nga LVV; Kastriot Bushi – kandidat i pavarur; Shkëlqim Jakupi nga LDK dhe Shukri Luta  kandidat i pavarur.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Kaçanikut: Ardita Rrahmani nga LDK; Florina Lika Vishi dhe Lirije Luta nga PDK; Arta Sopa dhe Resmije Loki nga LVV; Rabije Sallahi dhe Valentina Murseli nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.