Kancelari Scholz e paralajmëron Kinën: Mos i dërgoni armë agresorit rus

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka paralajmëruar Kinën që të mos dërgojë armë në Rusi.

Ky paralajmërim vjen ndërkohë që Gjermania dhe partnerët e tjerë po mbajnë bisedime me qeverinë në Kiev për “angazhimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën”, ka deklaruar Scholz të enjten.

“Është e qartë se ne do ta ndihmojmë Ukrainën për të arritur paqen”, paralajmëroi lideri gjerman përpara dhomës së ulët të parlamentit gjerman, Bundestagut.

“Kjo është arsyeja pse ne po diskutojmë me Kievin dhe partnerët e tjerë për angazhimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën”, shpjegoi Scholz, i cili do të takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten.

“Mirëpo premtimet për siguri presupozojnë në mënyrë imperative që Ukraina do të mbrohet me sukses në këtë luftë”, argumentoi Scholz, duke premtuar se Gjermania do ta vazhdojë ndihmën e saj për Ukrainën.

“Pyetja mbetet: a është (Vladimir) Putin gati të negociojë një kthim te parimet dhe një paqe të drejtë? Për momentin, nuk ka asgjë që sugjeron këtë”, tha Scholz.

Kancelari Scholz i bëri thirrje gjithashtu Kinës, e cila dyshohej nga Uashingtoni se dëshiron t’i dorëzonte armë në Moskë.

“Mesazhi im për Pekinin është i qartë: përdoreni ndikimin tuaj në Moskë për të kërkuar tërheqjen e trupave ruse. Dhe mos i jepni armë agresorit rus”, paralajmëroi Scholz./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala