Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Javën tjetër mbahet Forumi Ekonomik Botëror në Davos, marrin pjesë Kurti dhe Vuçiq

Javën e ardhshme do të nisë ‘Forumi Ekonomik Botëror’ që do të mbahet në Davos të Zvicrës, i cili do të fillojë me 15 dhe do të zgjasë deri më 19 janar.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka bërë të ditur se në këtë forum të pranishëm do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Javën e ardhshme do të nisë Forumi Ekonomik Botëror në Davos. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, ‘Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer’ rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor. Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin të jenë të pranishëm”- ka shkruar Rohde në platformën X.