Ja si ka rënë kurba e infektimeve pas fillimit të vaksinimit masiv

Pas nisjes së vaksinimit masiv ka një rënie të ndjeshme të rasteve me covid. Kjo tregohet edhe në tabelën e kurbave të disa prej vendeve evropiane.

Kjo lloj rënie nuk po ndodh në të gjitha vendet, ndërsa shtet shumë të fuqishme po përballen akoma me shifra të larta të të prekurve dhe të vdekurve nga COVID, kjo pandemi e padukshme.

Kujtojmë se procesi i vaksinimit në vend vijon që prej 11 janarit në të gjithë vendin, ku qytetarët shqiptarë deri më tani po imunizohen me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac.

Siç mund të shihet në grafikon, Shqipëria ka shënuar rënie të ndjeshme të rasteve të reja me të infektuar me COVID19, që nga koha e fillimit të vaksinimit të popullësisë. Top Channel