Vaksina, ilustrim Foto: Pixabay

Javën e ardhshme nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinat kundër gripit sezonal kanë aritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme do të fillojë vaksinimi i qytetarëve.

Përmes këtij njoftimi Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u kanë bërë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Po ashtu u është bërë thirrje qytetarëve që krahas vaksinimit kundër gripit sezonal, ata të vaksinohen edhe me dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

“Vaksinimi kundër Gripit sezonal mund të bëhët çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë. MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen” – thuhet në njoftim.