MSH: Lejohet doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19 për personat mbi 50 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është miratuar rekomandimi i Komitetit për Imunizim me vaksinë kundër COVID-19, ku lejohet doza e katërt për personat mbi 50 vjeç.

Vaksinimi me dozën e katërt lejohet të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

“Lejohet vaksinimi me dozën e katërt për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë) si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tutje, ministria potencon se rekomandimet e aprovuara janë mbështetur në organizatat kredibile ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë.