Ja ku mund ta shikoni se ku duhet të votoni

Qytetarët të cilët kanë të drejtë vote mund ta gjejnë qendrën e vendvotimit përmes këtij linku.

KQZ-ja ka njoftuar se vetëm me numrin personal qytetarët mund ta gjejnë vendvotimin.

“Për të gjetur qendrën tuaj të votimit, ju lutem shkruani më poshtë numrin tuaj personal dhe klikoni butonin KËRKO pasi të keni konfirmuar mekanizmin e sigurisë reCaptcha sipas udhëzimeve”, thuhet në udhëzim.

Kujtojmë se Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare do të mbahen të dielen më 14 shkurt.