Valmir Elezi - Foto: KALLXO.com

KQZ-ja, nesër pritet t'i certifikoj rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi e ka konfirmuar për KALLXO.com se të shtunën më 13 mars pritet që KQZ-ja t’i certifikoj rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata Supreme ka vendosur të refuzoj ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Nga pesëmbëdhjetë ankesat e pranuara nga kandidatët dhe subjektet politike kundër vendimeve të PZAP-së, lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme, kjo Gjykatë ka vendosur që të pesëmbedhejtat t’i refuzojë.

Supremja vendos për ankesat e fundit për zgjedhjet e 14 shkurtit