Italia sekuestron super jahtin e Vladimir Putinit

Superjahti “Scheherazade”, me vlerë rreth 700 milionë dollarë, ka qenë objekt i një hetimi për pronësinë e tij nga policia financiare e Italisë.

Ky jaht krenohet me dy platforma helikopterësh, një pishinë dhe një kinema, mirëpo jahti luksoz 140 metra Sheherazade nuk do të lundrojë së shpejti.

Ky pallat lundrues u konfiskua nga autoritetet italiane, nën sanksionet e BE-së të vendosura kundër Rusisë në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Aktivistët kundër korrupsionit kanë pohuar se hajti luksoz i cili vlerësohet në 650 milionë euro, i përket vetë presidentit rus Vladimir Putin, duke përmendur si dëshmi një listë të ekuipazhit që përmban emrat e njerëzve që punojnë për organizatën që kujdeset për sigurinë e presidentit.

Mirëpo ministria italiane e financave tha vetëm se kishte gjetur “lidhje të rëndësishme ekonomike dhe biznesi” midis pronarit të anijes dhe “njerëzve të shquar në qeverinë ruse”.

Autoritetet italiane kanë ndërhyrë të premten pasi u njoftuan se jahti po bëhej gati të nisej nga porti toskan i Carrara.

Jahti ishte ankoruar për disa muaj për punë mirëmbajtjeje në një kantier detar në Marina di Carrara, brenda qytetit bregdetar perëndimor të Massa./Euronews