
Ishte raportuar e zhdukur, policia e gjen dhe ia arreston bashkëjetuesin
14.3.2023 - 10:13
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar se ka bashkëjetuar më një të mitur në Gjakovë.
Sipas policisë, e mitura ishe raportuar muaj më parë si e zhdukur nga familjarë të saj.
“Viktima para rreth 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social” – thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari, sipas policisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.