Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Ishte duke ecur në rrugë, kur ia vjedhin çantën nga krahu

Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga një grua në Mitrovicë të Veriut, e cila ishte bërë cak i një grabitjeje.

Sipas Policisë së Kosovës, derisa ankuesja ishte duke ecur, një person i panjohur i kishte grabitur çantën e krahut.

“Deri sa ishe duke ecur, një person i pa njohur i kishte grabitur çantën e krahut. Sipas ankueses, në çantë kishte 50€, 4.000 dinar dhe dokumentet personale të saj” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar.