Foto: Xhevdet Neziraj, Facebook
Ish-kryetari i partisë IRDK propozohet për bord të AKP-së
Qeveria e Kosovës ka propozuar tetë emra për bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ndër ta është edhe ish-kryetari dhe ish-deputeti i partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Xhevdet Neziraj.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Elbert Krasniqi, kryetar i IRDK-së dhe ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal.
“Është ish-deputeti Neziraj”, ka thënë ai për KALLXO.com.
Partia Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Neziraj ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2004 deri në vitin 2010.
Bashkë me Nezirajn, për bordin e AKP-së janë propozuar edhe Syzana Dautaj- Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi- Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli, Avni Ajdini dhe Nazmi Mikullovci
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky do të jetë bordi i fundit të AKP-së.
Për këtë bord është propozuar edhe njeriu i Vetëvendosjes, Nazmi Mikullovci, i cili ka qenë kryesues i Komitetit për Industri në LVV.
Për anëtar të bordit të AKP-së është propozuar edhe ish-kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Mentor Hyseni.