Ish-ambasadori i Kosovës ftohet dëshmitar në Hagë

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka udhëtuar sot për në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Dedaj ka njoftuar se atje është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Sot udhëtoj për Hagë! Jam ftuar si dëshmitar në Hagë! Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire”- ka shkruar ai në facebook.