Isa Mustafa për zgjedhjet: Do tu japim mundësi atyre që i qëndrojnë besnikë LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është drejtuar edhe njëherë veprimtarëve të LDK-së, lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Mustafa ka shkruar në Facebook se sot kanë diskutuar sot në kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i ka patur me kryetarë të degëve.

“LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

Mustafa ka njoftuar edhe për agjendën e kryeministrit Avdullah Hotit për të dielën.

“Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të në kryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh”, thuhet në publikimin e tij.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Qeverinë e Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së. Kushtetuesja ka urdhëruar edhe shkuarjen në zgjedhje brenda 40 ditësh.