Intervistë me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla

Sonte në emisionin Kallxo Pernime po transmetohet intervista me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. 

Përgjatë intervistës, ministri Sveçla do të jap detaje për sulmin në Banjska. Një vit pas ngjarjes Sveçla tregon edhe për ikjen e pjesëtarëve të grupit terrorist nga vendi ku mori vëmendjen e mediave vendore e ndërkombëtare. 

Ministri do të flasë edhe për trajnimet për Policinë e Kosovës për të cilat u tha në media se u ndërprenë nga Amerika. 

-Qysh pati qasje presidenti serb Aleksandar Vuçiq në radiolidhjet e Policisë së Kosovës?

– Pse KFOR-i nuk ia lejoi Policisë së Kosovës përdorimin e një helikopteri në veri të vendit që Qeveria e mori me qira?

– Cila është fuqia e Dejona Mihalit te zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës?

Sveçla përgjigjet por ashtu për akuzat e Abdixhikut rreth tenderit 15 milionë euro përmes negocimit. 

Linku i intervistës me ministrin Xhelal Sveçla: https://youtube.com/live/OAVZE5EuQyE?feature=share