Instituti Albanologjik dhuron libra për bibliotekën e Fakultetit Filozofik

Instituti Albanologjik i Prishtinës i ka dhuruar qindra libra për bibliotekën e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Arsim Sinani,  profesor në Departamentin e Antropologjisë së Fakultetit Filozofik ka njoftuar përmes  Facebook se biblioteka e këtij fakulteti ka pranuar një dhuratë prej 243 librave nga IAP-ja.

“Bibliotekës së Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës në këto kohë pandemike iu dhuruan 243 libra nga Instituti Albanologjik, libra që do të plotësojnë nevojat për studentët e profesoratin. Bashkë me prodekanin prof. Ass. Dr.Selim Bezeraj dhe studentët tonë i pranuam nga drejtori prof. dr. Hysen Matoshi dhe stafi i tij këto libra të vlefshëm. Një gjest në vigjilje të 5 Marsit Epopesë së lavdishme të UÇK-së. Libri merr kuptim kur arrin deri te lexuesi”, ka shkruar  Sinani në Facebook.