A përfitojnë studentët kosovarë nga liberalizimi i vizave, tregon ambasadori i BE-së

Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, ka thënë se për të studiuar në zonën Schengen, studentët, duhet të pajisen me vizë studentore, edhe pas liberalizimit të vizave që bëhet nga 1 janari 2024.

“Nuk mund të komentoj për çështje të shteteve të veçanta anëtare, por do të supozoja, dhe kjo është përvoja edhe nga vendet e tjera të rajonit që janë në procesin e liberalizimit të vizave, që, natyrisht, numri i aplikimeve për vizë studentore ose për vizat e punës janë shumë më të vogla ngase janë viza normale”- tha ai.

“Unë supozoj se këto shërbime konsullore të shteteve anëtare do të mund të fokusoheshin shumë më tepër në ato raste specifike të studentëve dhe punëtorëve. Për mua, kjo duhet të çojë drejt ofrimit të shërbimeve më të mira. Por, përsëri, varet nga shtetet anëtare dhe se si do ta organizojnë punën”- tha Szunyog.

Ai ka shpjeguar gjithashtu se për të punuar në këtë zonë duhet vizë.

“Jo. Përsëri, nëse e gjeni punën, kthehuni dhe aplikoni siç duhet dhe kjo do të jetë në rregull. Kjo nuk mund të parandalohet, por njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është thyerje e rregullës. Dhe, përsëri, ata mund të kapen, identifikohen dhe më pas…” -deklaroi Szunyog.