Inspektorati nis rrënimin e objektit pa leje

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë, në një aksion të asistuar edhe nga Policia e Kosovës, sot ka bërë një rrënim të një objekti afarist të ndërtuar pa leje në rrugën magjistrale Vushtrri-Prishtinë.

Komuna ka njoftuar se pas rrënimit të objektit, drejtoria komunale e inspeksionit ka bërë të ditur se me kohë e kanë paralajmëruar ndërtuesin si dhe kanë ndjekur të gjitha procedurat deri në vendimin përfundimtar për rrënim.

“Drejtoria e Inspeksionit me kohë i ka ndjekur të gjitha procedurat duke i vënë edhe shiritin e ndalimit të punimeve, por qytetari në fjalë nuk i ka ndaluar punimet, prandaj edhe është nxjerr vendimi për rrënim”, ka deklaruar Rrahim Ajeti, drejtor i inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë.

Drejtoria e Inspeksionit ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen më leje ndërtimi, përndryshe Drejtoria e Inspeksionit është e obliguar që ta zbatoj ligjin dhe të merr masa komfor ligjit në fuqi.