Aksioni i IPK-së në Vërmicë, Foto: KALLXO.com

Inicohet rast ndaj një zyrtari policor nën dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Është inicuar rast dhe kanë nisur hetimet ndaj një zyrtari policor, i cili dyshohet që lejoi të vazhdojë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës një furgon i cili nuk përfilli rregullat.

Policia ka njoftuar që rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë rreth orës 20:17 më datë 13.04.2024.

Sipas informatave në raportin policor, Policia gjatë kontrollimit të një furgoni që drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë ka vërejtur se një zyrtar kompetent e ka lënë furgonin të vazhdojë në drejtim të Kosovës përkundër se kishte të ngarkuara një sasi të fidanëve të pemëve dhe luleve pa i përfillur rregullat.

Policia ka njoftuar që në konsultim me prokurorin furgoni dhe fidanët janë sekuestruar.

Rasti është cilësuar vepër penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.