Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Incident në Ferizaj, i dyshuari qëllon me armë murin e një lokali

Një burrë ka raportuar në polici se një person e ka kanosur verbalisht e më pas ka shtënë me revole përderisa ishte në lokalin e tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj, më 25.02.2024 rreth orës 4:30.

“I dyshuari gjatë incidentit ka shtënë një herë me revole duke e qëlluar murin e lokalit dhe më pas është larguar në drejtim pa njohur” – thuhet në raport policor.

Policia e Kosovës thotë se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur me rastin e cilësuar si “Përdorim i armës” dhe “Kanosje”.