Foto: Ilustrim

Ia vë flakën shtëpisë së tij, arrestohet nga Policia

Një person nga Prizreni është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se i njëjti ia ka vënë flakën shtëpisë së tij.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari ka çrregullime mendore.

Në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur të enjten pas mesnatës.

Policia ka thënë se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe se zjarri është shuar nga zjarrfikësit.