I vihet zjarri një veture në Prishtinë

Një veture i është vënë zjarri në Prishtinë.

Dje në Policinë e Kosovës një qytetar ka raportuar se disa persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin veturës së tij.

Nga raporti i Policisë së Kosovës thuhet se në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrëfikësit.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.